Dy gra dënohen me vdekje për pjesëmarrje në protesta në Iran

Dy gra dënohen me vdekje për pjesëmarrje në protesta në Iran

Dy gra janë dënuar me vdekje në Iran për përfshirjen e tyre në protestat antiqeveritare në janar. Të dy gjyqet kishin të bënin me incidente në qytetin e Isfahanit, njoftoi të hënën organizata me seli në Norvegji, Iran Human Rights (IHR). OJQ-ja u ankua se avokatëve të të pandehurve nuk u ishte dhënë qasje në një pjesë të madhe të dosjeve të çështjes dhe nuk u ishte dhënë kohë e mjaftueshme për të shqyrtuar dokumentet dhe provat. Njëzetvjeçarja Taraneh Rahimi u dënua me vdekje së bashku me nëntë burra për incidentet në një shesh të Isfahanit në të cilat u vranë dy persona, përfshirë një anëtar të forcave të sigurisë, sipas organizatës amerikane për të drejtat e njeriut HRANA. Të pandehur të tjerë, përfshirë motrën...