Dy fruta që mund të bëjnë mrekulli për zemrën, shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh në trup pas vetëm 8 javësh
Kombinimi i avokados me mangon mund të mbështesë funksionimin e enëve të gjakut dhe shëndetin e zemrës te të rriturit me prediabet, sipas një studimi të ri nga Instituti i Teknologjisë i Illinoisit. Konsumimi i mangos dhe avokados çdo ditë mund të sjellë përfitime të papritura për shëndetin e zemrës, sipas një studimi të ri. Në një studim që zgjati vetëm tetë javë, të rriturit me prediabet, të cilët konsumonin rregullisht të dyja frutat, përjetuan përmirësime në funksionimin e enëve të gjakut dhe në presionin e gjakut, pa shtuar në peshë dhe pa konsumuar më shumë kalori. Gjetjet mund të jenë veçanërisht të rëndësishme për një në tre amerikanë (98 milionë persona) që kanë prediabet, një gjendje në të cilën nivelet e sheqerit në gjak...
Burimi:
syri.net