DW/ Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez
E zhytur rëndë në borxhe, e bllokuar politikisht në një ngërç midis ekstremeve, e drejtuar nga një qeveri pa shumicë në Parlament: këto janë fjalët kyçe që përmbledhin situatën e Francës. Në një kohë kur, si reagim ndaj protestave kombëtare, qeveria e pakicës planifikon të alokojë deri në vitin 2030 katër miliardë euro hua me terma lehtësues për rinovimin e shkollave dhe t'u japë një miliard euro universiteteve deri në vitin 2029, bëhet fjalë për para që shteti në realitet nuk i ka. Borxhi francez kap shifrën e rreth 120 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Për krahasim: pavarësisht planit prej 600 miliardë eurosh dedikuar infrastrukturës dhe mbrojtjes, niveli i borxhit të Gjermanisë është rreth 65 për qind. Si emetuese, Gjermaniaruan vlerësimin maksimal...
Burimi:
syri.net