Durrësi tronditet nga shpërthimet/ Panik te banorët, kush ishin shenjestra

Durrësi tronditet nga shpërthimet/ Panik te banorët, kush ishin shenjestra

Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë tronditur Durrësin në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale dhe alarm te banorët. Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 03:50 në lagjen nr. 11, pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve. Lënda plasëse u hodh në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajnos, duke shkaktuar dëme të lehta materiale. Kajno ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen me armë të Asllan Kërtushës, ngjarje e ndodhur në vitin 2016, pranë lokalit të tij. Ai u arrestua sërish në vitin 2024, pasi rezultonte se kishte ende vite dënimi për të vuajtur. Pas përfundimit të dënimit, Kajno kishte nisur sërish aktivitetin në një bar-kafe. Policia po heton nëse shpërthimi lidhet me të kaluarën e tij kriminale...