Durrës/ Zjarr në pikë skrapit në zonën e Fllakës! Shikoni pamjet e para
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pikë skrapi në zonën e Fllakës në Durrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në zonën përreth. Syri sjell pamjet e para, ku zjarri vijon dhe shtëllunga tymi të madh kanë përfshirë zonën, ndërsa dëgjohen dhe shpërthime. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse nga Shijaku dhe 1 mjet nga Durrësi, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ndërhyrja vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar. Pritet që në vijim të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen. Ketu video
Burimi:
syri.net