Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap me 297 doza të dyshuara heroinë dhe kokainë. Operacioni antidrogë u kodua “Pikat”, ndërsa në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet J.K., 21 vjeç, banues në Shkozet. Arrestimi u krye në lagjen nr. 16, Durrës, gjatë një aksioni të zhvilluar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, 21-vjeçarit iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe kokainë, të ndara në doza të gatshme për shpërndarje. Në total, policia sekuestroi 129 doza heroinë dhe 168 doza kokainë Sipas policisë, lëndët narkotike dyshohet se ishin përgatitur për shitje në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Operacioni është zhvilluar në kuadër të...