Durrës, boom punësimi edhe pas sezonit turistik: 3 200 leje për punëtorë të huaj në 8 muaj

Durrës, boom punësimi edhe pas sezonit turistik: 3 200 leje për punëtorë të huaj në 8 muaj

Sezoni turistik po shkon drejt fundit, por për një pjesë të punonjësve të huaj puna do të vijojë edhe gjatë dimrit. Nga fasoneritë dhe peshkimi, te hotelet, restorantet dhe shërbimet, prania e tyre në tregun e punës në Durrës po zgjerohet. Sipas specialistëve, bizneset po kërkojnë t’i mbajnë punonjësit e huaj gjatë gjithë vitit, ndërsa të dhënat e 8-mujorit tregojnë rritje të kërkesës për këtë forcë pune. Këtë vit, në Durrës janë lëshuar gjithsej 3 200 leje unike për punëmarrës të huaj, nga 2 140 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose rreth 50% më shumë. Edhe lejet e reja, të dhëna për herë të parë, janë rritur me afro 31%. Numri më i madh i punonjësve të huaj vjen nga Egjipti, India...