“Duket absurde”, Matthäus vë në siklet Jurgen Klopp me pyetjen e tij

“Duket absurde”, Matthäus vë në siklet Jurgen Klopp me pyetjen e tij

Jurgen Klopp nuk e ka nisur edhe aq mirë në krye të Gjermanisë, duke marrë një fitore, një humbje dhe dy barazime në katër ndeshjet e tij të para si trajner i katër herë kampionëve të botës. Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthäus, vë në dukje se Jurgen Klopp është para një dileme të madhe kur vjen puna të formacioni titullar. Çështja ka të bëjë me rolin e mesfushorit ofensiv, ku Gjermania ka në dispozicion si Florian Wirtz ashtu edhe Jamal Musiala. “Për mendimin tim, Musiala dhe Wirtz mund të luajnë fare mirë së bashku. Por, me Kimmich si i vetmi mesfushor mbrojtës, dyshja Musiala/Wirtz do të ishte tepër sulmuese ndaj ekipeve të mëdha. Kështu që, në sistemin e Klopp, zgjedhja është ose Musiala, ose Wirtz,”...