“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

“Gjykata Kushtetuese nuk ngjitet dot në nivelin kushtetues! Nuk bëj dot teatër si shumë të tjerë!” Është kjo akuza e Ervin Salianjit, i cili kishte procesin e tij në këtë gjykatë në orën 11:00. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji thotë se: ”Vendimet në Gjykatën Kushtetuese merren shumë përpara se të mblidhen formalisht, me solemnitetin e rremë të një procedure që të gjithë e dinë si përfundon. Edhe vendimi i sotëm është marrë. Po jua komunikoj përpara”. ”Gjyqtarë të kësaj Gjykate e kanë mbajtur peng prej thuajse dy vitesh këtë çështje, për të zvarritur ankimin në Gjykatën e Strasburgut e sot erdhi dita që nuk mban më! Unë nuk jam dënuar si kriminel, por si kundërshtar i regjimit, si denoncues i grupeve më të...