Dua Lipa shkëlqen në New York me bizhuteritë e reja Serpenti të Bulgari-t

Dua Lipa shkëlqen në New York me bizhuteritë e reja Serpenti të Bulgari-t

Dua Lipa ishte një nga protagonistet e mbrëmjes së Bulgari-t në New York, me rastin e prezantimit të një skulpture të artë në High Line, në kuadër të Javës së Modës në New York. Këngëtarja shqiptare, e cila është ambasadore globale e markës italiane të luksit, mori pjesë në eventin e bizhuterive të larta me një veshje që ndërthurte shkëlqimin me stilin e saj karakteristik. E stiluar nga Lorenzo Posocco, Dua Lipa veshi një bluzë të mbuluar me kristale dhe detaje vezulluese, ndërsa në dizajn dalloheshin fije ari dhe të bardha të vendosura në një formë abstrakte, që krijonin një efekt të ngjashëm me lëkurën e gjarprit, një element i lidhur ngushtë me simbolikën Serpenti të Bulgari-t. Ajo e kompletoi pamjen me pantallona të zeza...