Dua Lipa, Margaret Atwood dhe Lynda Carter nderojnë Gloria Steinem:”Ajo na dha guximin të ndryshonim atë që dukej e pamundur”

Dua Lipa, Margaret Atwood dhe Lynda Carter nderojnë Gloria Steinem:”Ajo na dha guximin të ndryshonim atë që dukej e pamundur”

Vdekja e Gloria Steinem në moshën 92-vjeçare ka sjellë një valë homazhesh nga shkrimtare, artiste, aktiviste dhe figura të njohura të kulturës, të cilat kanë vlerësuar ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në lëvizjen feministe dhe në shoqërinë amerikane. Mes zërave që kanë kujtuar figurën e saj janë edhe këngëtarja Dua Lipa, shkrimtarja Margaret Atwood, aktorja Lynda Carter, autorja Candace Bushnell, muzikantja Joan Baez, si dhe shumë emra të tjerë të artit e kulturës. Dua Lipa e përshkroi Steinem si një grua që “i shtyu të gjithë përpara”, duke theksuar se lufta e saj për të drejtat e grave ka ndikuar në breza të tërë. “Gloria ishte dikush që i shtyu kufijtë deri në skajin më të largët. Ajo luftoi për gratë në mbarë botën, pavarësisht...