Dua Lipa mahnit në Londër me dy paraqitje dhe një trend të ri bukurie

Dua Lipa mahnit në Londër me dy paraqitje dhe një trend të ri bukurie

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër 2026, ku ka folur për pasionin e saj për librat, ndërsa është shfaqur me dy kombinime të veçanta, duke sjellë edhe një nga trendet më të spikatura të bukurisë për sezonin vjeshtë-dimër 2026. Lipa mori pjesë në një bisedë në Royal Festival Hall, në Londër, së bashku me shkrimtaren Zadie Smith dhe poetin Mustafa. Diskutimi u përqendrua te letërsia, lista e saj e gjatë e leximit dhe romani debutues i Smithit, “White Teeth”, i botuar në vitin 2000. Këngëtarja, e cila e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë për librat edhe përmes nismës së saj Service95 Book Club, u shfaq me dy stile të ndryshme, por po aq tërheqëse. Për paraqitjen e...