Dua Lipa fiton betejën ligjore për domenin që përdorte emrin e saj pa autorizim
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar një çështje ligjore ndaj një tregtari nga Hong Kongu, i cili kishte përdorur emrin e saj për të promovuar dhe shitur produkte pa autorizimin e artistes. Si rezultat i vendimit, domeni i përdorur për këtë aktivitet do të kalojë në pronësi të kompanisë së saj. Sipas gazetës “Daily Mail”, një person i identifikuar si Gary kishte krijuar faqen dualipa-asiastore.com, përmes së cilës tregtonte veshje, çanta dhe aksesorë, duke krijuar përshtypjen se biznesi kishte lidhje me këngëtaren. Çështja u dërgua pranë Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), e cila, pas shqyrtimit të ankesës, vendosi në favor të Dua Lipës. Sipas vendimit, domeni ishte regjistruar dhe përdorur në keqbesim, ndaj u urdhërua transferimi i tij te kompania e artistes. Vendimi vjen...
Burimi:
kultplus.com