Droni ‘spiunon’ parcelën me drogë në mes të pyllit, arrestohet 37-vjeçari në Mirditë! U kap teksa vadiste hashashin

Droni ‘spiunon’ parcelën me drogë në mes të pyllit, arrestohet 37-vjeçari në Mirditë! U kap teksa vadiste hashashin

Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi u konstatua me dron teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Gjatë operacionit “Droni” u evidentuan 60 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, pjesa më e madhe e të cilave u asgjësua. “U konstatua nëpërmjet monitorimit me dron, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në mes të pyllit, në fshatin Xhuxhë. Vihet në pranga 37-vjeçari. Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Droni”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin...