Droni rus godet trenin në kufirin ukrainas-polak! Shpëtojnë mrekullisht Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë
Një dron rus ka goditur një tren pasagjerësh në Ukrainën perëndimore, vetëm rreth dy kilometra larg kufirit me Poloninë. Sulmi ndodhi pak minuta pasi në të njëjtën linjë hekurudhore kishte kaluar një tren që transportonte ish-kryeministrin britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë evropianë. Sipas raportimeve, nuk pati viktima, pasi pasagjerët ishin evakuuar në kohë pasi ishte zbuluar kërcënimi. Droni goditi lokomotivën e trenit, duke shkaktuar dëme materiale. Boris Johnson po largohej nga Kievi, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Në të njëjtën rrugë hekurudhore po udhëtonin edhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga Evropa, mes tyre këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Powell, si dhe një këshilltar i kancelarit gjerman Friedrich Merz. Treni me personalitetet e huaja kishte kaluar në zonën e...
Burimi:
kohajone.com