Droni rus godet trenin me pasagjerë që udhëtonte nga Kievi për në Varshavë

Droni rus godet trenin me pasagjerë që udhëtonte nga Kievi për në Varshavë

Dronët rusë kanë sulmuar të dielën në mëngjes një zonë pranë pikës së kalimit kufitar mes Ukrainës dhe Polonisë, duke goditur edhe një tren pasagjerësh që ndodhej rreth dy kilometra larg kufirit, në rajonin e Volynit. Operatori shtetëror ukrainas i hekurudhave konfirmoi se një nga goditjet preku lokomotivën e një treni që udhëtonte drejt Varshavës. Ekuipazhi ishte paralajmëruar paraprakisht për rrezikun nga autoritetet ukrainase dhe, sipas kompanisë, nuk pati të lënduar. Ndërkohë, pamje të publikuara në rrjetet sociale treguan një zjarr të madh në një pikë karburanti pranë pikës së kalimit Yahodyn-Dorohusk, në kufirin Ukrainë-Poloni. Mediat lokale raportuan se deri tani nuk ka të dhëna për viktima nga zjarri. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, reagoi ndaj sulmeve duke deklaruar se forcat ruse po “trokasin...