Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia mësyn drejt tubuesve me ujë me presion
Situata në protestën para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar. Hedhja e bombave molotovë në drejtim të efektivëve të policisë ka vijuar. Ndërkohë, një tjetër episod është regjistruar gjatë tubimit, ku një dron i policisë që regjistronte protestën është rrëzuar në zonën e protestës. Pas rrëzimit të tij, disa protestues janë parë duke vrapuar në drejtim të vendit ku përfundoi pajisja. Ndërkohë, policia mësyn drejt protestuesve me ujë me presion për t’i shpërndarë.
Burimi:
ntv.al