“Droja”, rrëfimi introspektiv si udhëtim drejt identitetit në një roman të kujtesës dhe të rritjes
“Droja” i Andreas Dushi, paraqitet si një narrativë moderne e formimit të identitetit, ku rrugëtimi i njohjes së vetes ndërtohet përmes ndërthurjes së kujtesës, përditshmërisë dhe subjektivitetit, duke e përqendruar vëmendjen te përvojat e zakonshme, të cilat ndërgjegjja i shndërron në shenja formuese të qenies. Nga Prof. as. dr. Anila Mullahi Romani dallohet për aftësinë që në një shtrat rrëfimor dramatik dhe në situata serioze të ndërfuten situata me një humor fëminor që të bëjnë të qeshësh, por edhe nota të dukshme të ironisë dhe parodisë që e bëjnë rrëfimin të thellë, të cilat shndërrohen në mekanizma estetikë që i japin thellësi si procesit të rritjes, ashtu dhe vetëkërkimit. Romani është ndërtuar si rrëfim për përditshmërinë që përsëritet e kthehet në realitet artistik. Rrëfimtari e...
Burimi:
kultplus.com