Drogë në aeroportin e Athinës/ 100 kg kokainë mes trëndafilave, 6 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Drogë në aeroportin e Athinës/ 100 kg kokainë mes trëndafilave, 6 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

policia greke GREQI- Një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë është sekuestruar në aeroportin e Athinës. Sipas mediave greke, droga u zbulua e fshehur mes një ngarkese me trëndafila të freskët të ardhur nga Kolumbia.  Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet greke në bashkëpunim me agjentët amerikanë të DEA-s. Në përfundim të aksionit u arrestuan gjashtë persona, ndërsa sipas të dhënave paraprake, mes tyre dyshohet se ndodhen edhe shtetas shqiptarë. Ngarkesa me lule dyshohet se ishte përdorur përkamuflazh për transportimin e narkotikëve dhe futjen e tyre në territorin grek pa u diktuar nga kontrollet. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur mënyrën se si është organizuar transporti, destinacionin e drogës dhe personat që qëndrojnë pas tij. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të...