Driton Kuka kërkon Këshill Kombëtar të Sportit: “Tri medaljet e arta olimpike flasin shqip”

Driton Kuka kërkon Këshill Kombëtar të Sportit: “Tri medaljet e arta olimpike flasin shqip”

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka kërkuar themelimin e Këshillit Kombëtar të Sportit, përmes të cilit do të përcaktoheshin prioritetet dhe do të hartohej një strategji e qartë për zhvillimin e sportit në Kosovë. Në një postim në Facebook, Kuka ka shprehur shqetësimin për mungesën e rezultateve në sportin kosovar, duke paralajmëruar se kjo po krijon një situatë shqetësuese për gjeneratat e reja në disiplina të ndryshme sportive. Ai ka kritikuar edhe praktikën e natyralizimit të sportistëve, duke përmendur rastet e fëmijëve dhe duke vënë në pikëpyetje qasjen që po ndiqet nga institucionet sportive. Sipas tij, natyralizimi nuk duhet të shndërrohet në strategji të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit apo të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Kuka ka theksuar se natyralizimet mund të...