“Dritë në fund të tunelit”, Yildiz gati të rinisë stërvitjen por rikthimi në fushë vjen vetëm në dhjetor
4 Nëntor 2026 11:02 Telesport Kenan Yildiz mezi pret të rikthehet dhe fundi i kalvarit të tij më në fund po duket në horizont. Lojtari turk ka mbetur jashtë fushave që nga fundi i gushtit për shkak të një frakture në kockën e pestë metatarsale të këmbës së majtë, gjë që e ka detyruar të ndjekë shokët e skuadrës të Juventus nga tribuna. Megjithatë, tani ka dritë në fund të tunelit. Në javët e ardhshme, lojtari me numrin 10 i bardhezinjve do të fillojë të rikthehet në fushë për të punuar në rifitimin e formës fizike. Dhimbja në këmbën e majtë po pakësohet, çka do t’i lejojë atij të rrisë gradualisht ngarkesën fizike. Ky do të jetë një proces i matur, pasi askush te Juventus...
Burimi:
telesport.al