“Dritë në fund të tunelit” për Anis Mehmetin, trajneri merr vendimin e rëndësishëm
Ka dritë në fund të tunelit për Anis Mehmetin. Ylli kuqezi, i cili luajti “all in” për të qëndruar në Premier League, i ka buzëqeshur fati, pasi trajneri i Ipswich ka vendosur ta regjistrojë shqiptarin për të qenë pjesë e 25 lojtarëve të gatshëm për të luajtur në Premier League. Kujtojmë që Mehmeti refuzoi gjithçka këtë verë, duke mos pranuar të luajë sërish në Championship, çka për pak i rrezikoi edhe karrierën, pasi trajneri, në ndeshjet e para, e çoi në tribunë. Por mesa duket, luftëtari kuqezi do të vijojë të japë maksimumin deri ditën që do t’i jepet mundësia të prekë fushën si futbollist në kampionatin më të fortë në botë.
Burimi:
vizionplus.tv