Drejtuesit e Milanit piketojnë lojtarin ideal për mbrojtjen e Amorim, luan të rivalët dhe kushton 35 milionë euro

Drejtuesit e Milanit piketojnë lojtarin ideal për mbrojtjen e Amorim, luan të rivalët dhe kushton 35 milionë euro

17 Tetor 2026 17:22 Telesport Ashtu siç edhe pritej, Ruben Amorim po përdor te Milan formacionin e tij klasik 3-4-2-1, ku mbrojtësit anësorë luajnë një rol kyç. Klubi kuqezi është tashmë në kërkim të lojtarëve që mund t’u përshtaten kërkesave të trajnerit portugez, duke vlerësuar profile që shërbejnë si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se drejtuesit e Milanit kanë piketuar mbrojtësin e majtë të Atalantës, Lorenzo Bernasconi, si profilin ideal për sistemin që përdor Amorim. Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi anësor italian i Atalantës lidhet me “kuqezinjtë”, pasi ata e kanë ndjekur atë prej muajsh. 22-vjeçari është nën kontratë me klubin bergamask deri në vitin 2030. Largimi i tij nga Atalanta nuk do...