Drejtori i Luvrit paralajmëron mbylljen e muzeut nëse nuk rinovohet infrastruktura dhe siguria

Drejtori i Luvrit paralajmëron mbylljen e muzeut nëse nuk rinovohet infrastruktura dhe siguria

Muzeu i Luvrit në Paris mund të detyrohet të mbyllë dyert për publikun nëse nuk ndërmerren rinovime të rëndësishme për përmirësimin e sigurisë dhe modernizimin e infrastrukturës së tij të vjetruar. Paralajmërimin e ka bërë drejtori i ri i institucionit, Christophe Leribault, duke theksuar se ndërhyrjet janë të domosdoshme për të ardhmen e një prej muzeve më të vizituara në botë. Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Leribault tha se qeveria e ardhshme duhet ta ketë parasysh urgjencën e rinovimit dhe transformimit të muzeut. Sipas tij, pa këto ndërhyrje, Luvri rrezikon të mbetet prapa dhe përfundimisht të mos jetë më në gjendje të mirëpresë vizitorë. Ai e cilësoi një skenar të tillë si katastrofik. Luvri priti rreth nëntë milionë vizitorë gjatë vitit 2025...