“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka akuzuar organet e drejtësisë se përqendrojnë vëmendjen te qytetarët e thjeshtë, ndërsa sipas tij, nuk hetojnë me të njëjtin intensitet abuzimet me fondet publike dhe korrupsionin në nivelet e larta të pushtetit. Teliti u shpreh se qytetarët përballen me masa të ashpra edhe për çështje të vogla, si mospagimi i faturave apo ndërhyrjet në banesat e tyre, ndërsa hetimet për abuzimet me shuma të mëdha parash zgjasin me vite. Sipas tij, institucionet e drejtësisë nuk po fokusohen te abuzimet e pushtetarëve, ndërsa qytetarët e zakonshëm po mbeten gjithnjë e më tepër objekt i një vëmendjeje disproporcionale nga organet e prokurorisë. Teliti: Në Shqipëri ndodh që të gjitha organet e prokurorisë janë të fokusuara te qytetari. Ai...