Drejtësi nën monitorim: Kur dhoma e këshillimit humbet shenjtërinë dhe vetingu nuk vdes kurrë

Drejtësi nën monitorim: Kur dhoma e këshillimit humbet shenjtërinë dhe vetingu nuk vdes kurrë

Shënim Miratimi i Vendimit Nr. 13, datë 2.11.2026, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese-përmes të cilit u miratua aneksi për procedurat gjyqësore gjatë shqyrtimit të çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit-shënon një devijim shqetësues dhe të papranueshëm nga arkitektura kushtetuese e vendit. Ky akt nuk është thjesht një zvarritje burokratike e një regjimi kalimtar të mbaruar më 17 qershor 2026, por një cenim i hapur i sovranitetit të drejtësisë kushtetuese përmes legjitimimit të ndërhyrjeve të huaja të paprecedenta. Është e patolerueshme se si burokratët e huaj të ONM-së, të paguar majmë me paratë e taksapaguesve, vazhdojnë të sillen si sundimtarë kolonialë mbi drejtësinë shqiptare, duke kapërcyer çdo kufi të mandatit të tyre dhe duke arritur deri aty sa të futen brenda vetë shenjtërores së dhomës...