DRAME NE FRONTIN RUSI–UKRAINE, ZELENSKY KERKON 60 DITE PUSHIM, MOSKA IA PRET SHKURT
Moska është e gatshme të pezullojë sulmet ndaj Ukrainës vetëm gjatë ditës kur do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, por jo për një periudhë 60-ditore, siç ka kërkuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Deklarata u bë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili pretendoi se propozimi i Kievit nuk synon thjesht krijimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve, por t’i japë ushtrisë ukrainase kohë për t’u riorganizuar dhe për t’u pajisur me armatime të reja. “Nëse Kievi dëshiron vërtet të zhvillojë zgjedhje, presidenti i Federatës Ruse do të jetë i gatshëm të japë urdhër për të mos kryer sulme kundër Ukrainës pikërisht në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Peskov. Sipas tij, kërkesa për një armëpushim 60-ditor nuk lidhet me procesin zgjedhor, por me synimin për t’i mundësuar...
Burimi:
ntv.al