Dramatike…; 17-vjeçari fshihet poshtë autobusit të Valladolidit për të hyrë në Spanjë
Një 17-vjeçar maroken u fsheh poshtë autobusit të Valladolid, me shpresën për të kaluar nga Ceuta drejt Spanjës kontinentale. I riu u fut në strukturën pranë boshtit të rrotave ndërsa autobusi ndodhej në portin e Ceuta, pas ndeshjes së “Segunda División” ndaj Ceuta, që përfundoi 1-1. Ai qëndroi i fshehur gjatë gjithë udhëtimit me traget, rreth 45 minuta, dhe më pas vazhdoi nën autobus për më shumë se 100 kilometra në autostradë. Pranë Jerez de la Frontera, lojtarët dhe stafi dëgjuan goditje nga poshtë mjetit. Shoferi ndaloi menjëherë dhe 17-vjeçari u nxor nga poshtë autobusit. Klubi i dha ushqim, ujë dhe rroba të ngrohta, ndërsa mjeku konstatoi vetëm disa dëmtime të lehta, pavarësisht rrezikut ekstrem të udhëtimit. “Lojtarët dëgjuan zhurma dhe kuptuan se dikush po...
Burimi:
telesport.al