Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Janë hedhur hapat e parë zyrtarë në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video-skandalit ku është përfshirë kompozitori Adi Hila, çështje e cila i ka kaluar për hetim prokurorit Julian Xhengo. Sipas gazetares Anila Hoxha, në organin e akuzës janë depozituar dy kallëzime parësore: ai i vetë kompozitorit Hila me pretendimin se është hakeruar, si dhe kallëzimi i këngëtares Eli Fara për shkelje të privatësisë. Ndërkohë, ditën e djeshme, edhe aktorja Monika Lubonja ka zyrtarizuar një kallëzim penal ndaj Adi Hilës. Veprat penale dhe veprimi për hard-diskun Mbi bazën e kallëzimeve, hetimet po zhvillohen për veprat penale të hyrjes së paautorizuar kompjuterike, përgjimit të paligjshëm të të dhënave dhe keqpërdorimit të pajisjeve kompjuterike. Megjithatë, Prokuroria ka shtuar në listë edhe veprën penale të veprimeve që...