Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

U dënuan nga Apeli i Posaçëm si pjesë e dosjes së grupit të Bruno Çobos të cilët akuzohen se mashtruan qytetarët europianë përmes Call Center, 5 nga të dënuarat bëjnë kërkesë në Gjykatën e Posaçme për pezullim të ekzekutimit të vendimit për shkak të fëmijëve të mitur dhe kushteve familjare. Kanë bërë kërkesë për pezullim të ekzekutimit të vendimit: Elisa Çaçi e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. Rezarta Ibrahimi 6 vite e 8 muaj burg. Greta Pepa 6 vite e 8 muaj burg. Antoneta Malo 6 vite e 8 muaj burg. Silvana Veliu 6 vite e 8 muaj burg. Në dosje janë 6 gra, ndërsa sipas informacioneve dënimi i gjykatës është ekzekutuar për 4 prej tyre. Në kërkim janë Valbona Abedinaj dhe...