Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mik i djalit të Sali Berishës

Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mik i djalit të Sali Berishës

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot (2 shtator) kërkesën e biznesmenit Ilir Shtufi, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. GJKKO ka lënë në fuqi masën e vendosur ndaj tij më herët, në kuadër të hetimeve për grup kriminal dhe pastrim parash. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, Shtufi, i cili ishte arrestuar në Greqi, është vënë në qendër të një hetimi të Prokurorisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza që lidhen me veprimtari kriminale dhe pastrim parash mbi dosjen “Aruba”. Shtufi ndodhet ende i arrestuar në Greqi dhe shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij. Biznesmeni është përmendur edhe për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet...