Dosja Agasi/ Pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe biznesmenit durrsak (Emrat)

Dosja Agasi/ Pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe biznesmenit durrsak (Emrat)

Në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet ndaj Ergys Agasit, është arrestuar Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. Arrestimi i tij është kryer si pjesë e veprimeve të fundit hetimore të ndërmarra nga SPAK dhe BKH. Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës. Dy arrestimet janë pjesë e të njëjtës dosje hetimore, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për personat dhe lidhjet që kanë dalë gjatë hetimit. Ndërkohë, aksioni vijon edhe në terren. Kontrolle po zhvillohen në zonën e Shkozetit në Durrës, në kuadër të të njëjtit operacion. Hetuesit po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lidhjeve të evidentuara në dosjen që lidhet me Ergys Agasin.