No Image Available

Dosja Agasi hap kutinë e “Pandorës”/ Hetimet e SPAK që goditën Prodën dhe Hysenin

Sipas disa mediave, një operacion i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur mëngjesin e 22 shtatorit, në zbatim të vendimeve të GJKKO-së, me kontrolle banesash dhe personale ndaj disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, kryesisht të strukturave të sigurisë. Në fokus të operacionit është edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sipas raportimeve, agjentët e BKH-së kanë kontrolluar banesën e tij në Tiranë, ndërsa gjatë veprimeve janë sekuestruar pajisje elektronike, përfshirë telefona celularë, laptopë dhe USB, të cilat pritet t’i nënshtrohen ekspertimit. Zhvillimet prekin edhe drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, raportohet se është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, së bashku me pezullimin nga detyra. Masa është raportuar mëngjesin e 22 shtatorit, ndërsa deri në një...