Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Pas suksesit të saj në Bienalen e Venedikut dhe pjesëmarrjes në Bienalen e Stambollit, Doruntina Kastrati po prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën personale “…why do you hold back?” në Röda Sten Konsthall në Göteborg. “Ekspozita sjell kërkimet e saj të viteve të fundit mbi punën, trupin dhe përvojat e grave, duke u nisur nga historia e industrisë së ëmbëlsirave dhe transformimet e tregut të punës në Kosovën e pasluftës”, njofton Ministria e Kulturës dhe Turizimit e Kosovës. Ky është një tjetër prezantim i rëndësishëm ndërkombëtar për Doruntinën dhe për artin bashkëkohor nga Kosova, që po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në institucionet e rëndësishme të artit në Evropë dhe më gjerë. Ekspozita qëndron e hapur deri më 22 nëntor. ObserverKult...
Burimi:
kultplus.com