Dorëshkrimi i Mary Shelley-t shndërrohet në art vizual nga artistja konceptuale Jane Benson
Romanit klasik Frankenstein të autores Mary Shelley përherë i është veshur petku i një historie tmerri mbi çmendurinë e shkencës dhe pasojat e arrogancës mashkullore. Sidoqoftë, pas kësaj narrative fshihet një zë i nëpërkëmbur që shpesh është anashkaluar për dekada me radhë: zëri i vetë autores dhe dhimbja e saj si grua. Artistja konceptuale Jane Benson ka hapur një ekspozitë të re artistike në Nju Jork, duke sjellë një lexim rrënjësisht të ri dhe feminist mbi këtë kryevepër gotike. Pika e kthesës në veprën e Shelley-t ndodh në pjesën ku rrëfimi kalon në dorën e vetë krijesës, e cila për disa kapituj përshkruan me një gjuhë prekëse mësimin e emocioneve, bukurinë e natyrës, por edhe dhimbjen mbytëse nga refuzimi dhe vetmia. Për artisten Jane Benson,...
Burimi:
kultplus.com