Dorëshkrimet origjinale të Dritëro Agollit rikthehen në shtëpinë ku u shkruan
Shtëpia Studio Agolli organizoi një mbrëmje kulturore në përkujtim të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së tij. Aktiviteti u zhvillua në shtëpinë ku shkrimtari shkroi një pjesë të madhe të veprave të tij dhe përkoi me dyvjetorin e hapjes së muzeut për publikun. Për herë të parë, në këtë hapësirë u ekspozuan dorëshkrime origjinale të disa prej veprave më të njohura të Dritëro Agollit, mes tyre romanet “Trëndafili në gotë”, “Dështaku” dhe “Arka e djallit”, si dhe dorëshkrimi i veprës “Poemë për babanë dhe për vete”. Vizitorët patën mundësinë të shihnin gjithashtu blloqe me poezi, dorëshkrime tregimesh e përkthimesh, si dhe botimet e para të veprave të shkrimtarit. Drejtoresha e Shtëpisë Studio Agolli, Anisa Ymeri, tha për ATSH-në se,...
Burimi:
kultplus.com