Donika Dabishevci: Asnjëherë nuk u jam përshtatë pritjeve të të tjerëve. Nuk jam kurthu brenda asnjëlloj autocensure!
Poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci, në një intervistë dhënë Donika Lulgjurajt për “Koha Jonë”, flet për lirinë krijuese, marrëdhënien me gjuhën dhe kërkesat që ia shtron vetes pas tri dekadash krijimtari. Duke u ndalur te libri i saj më i fundit, “Grue prej zjermi”, ajo shpjegon rrugëtimin poetik që lidh tri vëllimet e fundit përmes dashurisë, trupit, kujtesës dhe qenies njerëzore. ObserverKult e sjell më poshtë të plotë këtë intervistë. Koha javore: Donika, si do ta përshkruanit veten për lexuesit që duan t’ju njohin përtej asaj që kanë parë apo lexuar deri tani?D. Dabishevci: Hmmm… Unë nuk kisha guxu me ja shtru këtë pyetje askujt, e aq më pak shkrimtarëve, poetëve, atyre që banojnë e lundrojnë lehtësisht n’gjuhë, sepse historikisht, njeriu ka dëshmu talent të...
Burimi:
kultplus.com