Doli nga shtypi nr. 17 i revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova

Doli nga shtypi nr. 17 i revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova

Numri më i ri, i shtatëmbëdhjeti më radhë, i revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova, këto ditë doli nga shtypi. Revista përmban punime të llojeve dhe zhanreve të ndryshme, origjinale dhe të përkthyera, kryesisht prozë, poezi, ese, përkthime, ligjërata të nobelistëve etj. Revista hapet me poezitë dhe prozat poetike të Anne Carson, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi 2026, përkthyer nga Avni Spahiu, për të vazhduar me poezitë e poetëve Mustafë Xhemaili, Lulzim Tafa, Engjëll I. Berisha dhe Arben Veselaj. Në rubrikën e prozës botohen tregimet e prozatorëve: Nexhat Halimi (“Rrjedha e gjakut në prag të shtëpisë”), Binak Kelmendi (“Vdekja e Atkinës”), Enver Visoka (“Dhuna e dheut”) dhe Sevdail Zejnullahu (“Pragu”), pastaj proza e nobelistit Elias Kaneti me titullin “Historie një dashurie”, përkthyer nga Naim...