Doli nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”

Doli nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”

19 November, 2026 - 14:36 Ka dalë nga shtypi monografia “Himni i Nënës Terezë – Valsi Hyjnor”, e autores Dijana Toska, një botim që sjell para lexuesve një rrugëtim të gjatë kujtimesh, dëshmish dhe emocionesh, të lidhura me historinë e krijimit dhe interpretimit të një himni kushtuar Nënës Terezë. Monografia dokumenton historinë e lindjes së himnit, rrugëtimin e tij nga Prishtina deri në Vatikan, si dhe jehonën e një ngjarjeje që ndërthur artin, besimin dhe identitetin shqiptar në nderim të figurës së Nënës Terezë. Përmes këtij botimi, gazetarja dhe publicistja Toska synon të ruajë kujtesën e një ngjarjeje të veçantë, duke e shndërruar atë nga një përjetim personal dhe artistik në një dëshmi të shkruar për brezat e ardhshëm. “Një rrugëtim i gjatë kujtimesh, dëshmish...