‘“Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”-2 persona i zuri korrenti, banorët e Vaut të Dejës në protestë: Kemi 3 muaj pa ambulancë

‘“Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”-2 persona i zuri korrenti, banorët e Vaut të Dejës në protestë: Kemi 3 muaj pa ambulancë

PAMJE NGA PROTESTA VAU I DEJËS-Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 30 gushtit, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë. Protestuesit pretendojnë se ambulanca mbërriti rreth një orë e 30 minuta pas njoftimit, vonesë që, sipas tyre, ndikoi në humbjen e jetës së dy viktimave.  Banorët kërkojnë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të kthehet në një urgjencë funksionale, me mjekë 24 orë, ambulancë të përhershme dhe shërbime të plota për banorët. Në protestë ishte edhe motra e Sokol Prekës. E përlotur, ajo kërkoi drejtësi për vëllain e saj dhe ngriti akuza për mungesën e reagimit në kohë të strukturave shëndetësore. "Kjo protestë është në shenjë humbje e...