Dokumenti: Përndjekja e grave të huaja që martoheshin me shqiptarë

Dokumenti: Përndjekja e grave të huaja që martoheshin me shqiptarë

Foto ilustrim Nga Dashnor Kaloçi Në fillimin e viteve ’60-të, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore, Tirana zyrtare filloi të mbante qëndrim edhe ndaj grave të huaja që ishin në Shqipëri. Këto ishin gra të huaja, që ishin martuar dhe kishin krijuar familje me shqiptarë. Kjo gjë ishte nxitur nga vetë propaganda zyrtare, kur marrëdhëniet e Shqipërisë me këto vendeve ishin në lulëzim. Si rezultat i ndryshimit të kursit politik me ato vende, filloi edhe “gjuetia e shtrigave” ndaj grave të huaja që ishin martuar me shqiptarë. Shumë prej tyre, nga përndjekja, presionet dhe kërcënimet, u detyruan të divorcoheshin me bashkëshortët e tyre shqiptarë. Të ktheheshin në vendet e tyre prej nga kishin ardhur, si Bashkimi Sovjetik,...