Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut
Rusia ka dërguar fëmijë të rrëmbyer ukrainas në një kamp veror në Korenë e Veriut, sipas një dokumenti të Bashkimit Evropian të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku përshkruhet rundi i ri i planifikuar i sanksioneve. Dokumenti liston personat dhe entitetet që do të përfshihen në sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë, të cilat pritet të miratohen javën e ardhshme. Personat e propozuar për sanksionim janë kryesisht zyrtarë të lartë në territoret e pushtuara nga Rusia në Krime dhe Donbas, por ndoshta emri më i spikatur në listë është Kampi Ndërkombëtar i Fëmijëve Songdovon, i cili drejtohet nga autoritetet e Koresë së Veriut. Në dokument thuhet se ky kamp “merr pjesë në programe të organizuara që përfshijnë transferimin e fëmijëve ukrainas...
Burimi:
javanews.al