“Doktor ChatGPT”, BIRN: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit!

“Doktor ChatGPT”, BIRN: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit!

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë pacientë po ia besojnë shëndetin e tyre Inteligjencës Artificiale, pavarësisht rreziqeve emocionale, financiare dhe mjekësore. Pas tre seancave intensive dhe testeve të specializuara, psikologia Sonila Jaupbashi e kuptoi që pacientja që kishte përballë nuk vuante nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv, i njohur si OCD. Vajza nuk ishte një paciente e zakonshme – ajo ndiqte vitin e tretë të studimeve të larta për mjekësi në Gjermani. E megjithatë, në zyrën e psikologes ajo këmbëngulte se vuante prej vitesh nga OCD-ja. “Unë harxhova kohë dhe tre seanca të vështira, me teste dhe pyetësorë të veçantë që përdoren për të vendosur këtë diagnozë dhe ajo harxhoi jo pak para,” tha Jaupbashi për BIRN. “Më pas, ajo pranoi se ishte e diagnostikuar nga ChatGPT”. Ndërsa...