DOK Leipzig shpall fituesit e edicionit të 69-të, dokumentarët sjellin në ekran konfliktet dhe krizat e botës
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Animuar DOK Leipzig ka përmbyllur edicionin e tij të 69-të, të shënuar nga temat e konflikteve bashkëkohore, represionit politik, luftërave dhe qëndresës njerëzore. Përtej tematikave të rënda, ky edicion u vlerësua si një nga më të fuqishmit në historinë e festivalit, falë cilësisë dhe shumëllojshmërisë së filmave të përzgjedhur. Çmimin kryesor, Pëllumbin e Artë për dokumentarin më të mirë me metrazh të gjatë, e fitoi regjisori Andrei Kutsila me filmin “Letters from the Silenced Country”. Dokumentari trajton historitë e të burgosurve në Bjellorusi, represionin politik dhe qëndresën e atyre që vazhdojnë të kundërshtojnë pushtetin autoritar. Ndërkaq, Pëllumbi i Artë për filmin më të mirë të shkurtër iu nda “They’re Here”, me regji të Laura Poitras dhe Rachel Lauren...
Burimi:
kultplus.com