Doganat ndryshojnë mënyrën e vlerësimit të makinave, merren parasysh edhe kilometra

Doganat ndryshojnë mënyrën e vlerësimit të makinave, merren parasysh edhe kilometra

Administrata Doganore Shqiptare ka miratuar një manual të ri për vlerësimin e automjeteve gjatë zhdoganimit, ku për herë të parë do të merret në konsideratë edhe numri i kilometrave të përshkuara nga automjeti. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rregullat e reja zbatohen për automjetet e prodhuara gjatë 10 viteve të fundit, vetëm në rastet kur nuk mund të aplikohet metoda e vlerësimit përmes transaksionit, në përputhje me nenet 66–69 të Kodit Doganor. Në këto raste, doganat do të përdorin edhe çmime reale të publikuara online në burime dhe buletine të specializuara, të përcaktuara në manual. Risia kryesore është përfshirja e kilometrave të automjetit deri në momentin e zhdoganimit si një nga elementet që ndikon në përcaktimin e vlerës doganore. Ky kriter do të analizohet...