Do të udhëtojë drejt SHBA, komuniteti shqiptar përgatitet për pritjen e kryedemokratit: Mirë se vini në Teksas Dr. Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë më 8 shtator një takim me komunitetin shqiptar në Dallas, Teksas, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Takimi do të zhvillohet në orën 4:30 PM, në ambientet e AACC TX – Qendrës së Komunitetit Shqiptar Amerikan të Teksasit, në Dallas. Kjo do të jetë vizita e parë e Dr. Sali Berishës në Dallas në kuadër të një aktiviteti zyrtar pranë këtij komuniteti. Ai do të shoqërohet nga z. Fatmir Mediu, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ish-Ministër i Mbrojtjes. Vizita pritet të shërbejë si një mundësi për takimin dhe bashkëbisedimin e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Teksas me të ftuarit nga Shqipëria, në një aktivitet që synon të forcojë lidhjet...
Burimi:
gijotina.com