“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të birit, arrestohet 47-vjeçari

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të birit, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar në Francë është dënuar me gjashtë muaj burg, pasi kërcënoi se do t’i priste kokën një mësuesi të shkollës fillore, i cili kishte qortuar djalin e tij për sjellje të pahijshme. Burri u dënua pas një gjyqi të zhvilluar të enjten, më 10 shtator, vetëm gjashtë ditë pas incidentit në Le Fauga, një fshat me rreth 2,600 banorë pranë Tuluzës, në jugperëndim të Francës. Mësuesit i është dhënë mbrojtje zyrtare. Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, reagoi ashpër ndaj ngjarjes. “Asnjë mësues nuk duhet të ketë frikë të ushtrojë funksionin e tij. Një sulm ndaj njërit prej tyre përbën një sulm ndaj institucionit në tërësi”, deklaroi ai. Ngjarja ka rikthyer në kujtesën e francezëve rastin tragjik të mësuesit Samuel Paty, i cili u...