“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë
Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e turizmit luksoz dhe investimet e huaja në Shqipëri gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026. Rama tha se Shqipëria synon të krijojë kushtet për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë, duke theksuar se projektet mund të realizohen përmes kapitalit të huaj, sipërmarrjeve të përbashkëta, partneriteteve publiko-private apo edhe kompanive shqiptare. Kryeministri theksoi se edhe kompanitë shqiptare, sipas tij, kanë tashmë kapacitetet për të marrë pjesë në projekte të mëdha në sektorin e turizmit, duke përmendur mundësinë e ndërtimit të hoteleve dhe resorteve luksoze. Rama foli gjithashtu për projektet e mëdha të turizmit në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, duke thënë se Shqipëria po përpiqet të sjellë një prej investimeve më të mëdha në Evropë në sektorin...
Burimi:
javanews.al