“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

“Pasqyra Albania” do të njihet ligjërisht si platformë kombëtare për transparencën. Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin që e përcakton këtë nismë si platformën kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët. Përmes kësaj platforme, qytetarët dhe subjektet private do të mund të aksesojnë informacionin dhe dokumentacionin publik të institucioneve, të ndjekin ecurinë e projekteve publike, si dhe të gjurmojnë kërkesat dhe ankesat e tyre, sipas afateve të përcaktuara nga legjislacioni. “Pasqyra Albania” do të ndërveprojë me sistemet qeveritare, si dhe me sistemet e tjera elektronike të institucioneve publike. Sipas projektligjit, të dhënat do të merren drejtpërdrejt nga sistemet ku ato krijohen dhe administrohen, pa krijuar regjistra të rinj apo pa dyfishuar sistemet ekzistuese. Kjo synon të shmangë ngarkesën administrative për institucionet, duke eliminuar hedhjen e...