Do hapet dera e Shtëpisë së Bardhë? Pas Sali berishës, rradhën e ka Rama, udheton drejt Shteteve të Bashkuara

Do hapet dera e Shtëpisë së Bardhë? Pas Sali berishës, rradhën e ka Rama, udheton drejt Shteteve të Bashkuara

Pas Sali Berishës, radhën për të marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara e ka Edi Rama. Dy kundërshtarët politikë të Tiranës duket se bashkohen të paktën në një pikë: udhëtimet e tyre përtej Atlantikut kanë diasporën në axhendë, por deri tani shumë më pak Uashingtonin zyrtar. Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet në OKB nga kryeministri dhe jo nga Presidenti Bajram Begaj. Sipas axhendës paraprake, Rama pritet të mbajë fjalën më 25 shtator. Por pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është pjesë e kalendarit rutinë diplomatik dhe, në vetvete, nuk përbën një vizitë...